“Run Forrest, run”! – E kujtojmë për skenën në “Forrest Gump”, por hoqi dorë nga aktrimi: “Hollywood-i nuk është i shëndetshëm”

"Run Forrest, run"! - E kujtojmë për skenën në “Forrest Gump”, por hoqi dorë nga aktrimi: “Hollywood-i nuk është i shëndetshëm”

Michael Conner Humphreys ishte 8 vjeç kur vendosi të regjistrohej në kastin për të luajtur në filmin legjendar “Forrest Gump”. Pas këtij suksesi, megjithatë, ai hoqi dorë nga fama.

Ky djalë, të cilit shumë kritikë të filmit i parashikuan një karrierë të shkëlqyer, iu përkushtua arsimit pas “Forrest Gump”. Më pas ai u regjistrua në ushtrinë amerikane. Ai përfundoi shërbimin e tij në vitin 2008.

Në një nga intervistat, ai tregoi se si prindërit e tij nuk e detyruan kurrë të ndiqte një karrierë aktrimi dhe të shpërngulej nga Oregon për të jetuar në Los Angeles. “Hollywood-i nuk është i shëndetshëm për fëmijët”, shtoi ai. Si çdo fëmijë, ai donte vetëm të argëtohej dhe të kënaqej me miqtë e tij. Ai gjithashtu deklaroi se jeton një jetë relativisht normale pavarësisht se ka luajtur në një film që fitoi 6 Oscar dhe fitoi më shumë se 300 milionë dollarë.

“Po vinin shumë oferta për role, por mua nuk u interesova fare. Mendoj se ishte një vendim i mirë. Unë kurrë nuk e kam konsideruar Hollywood-in si diçka magjepsëse”, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button