Rusët bombardojnë Mykolaiv, mes viktimave një fëmijë 8 vjeç

Rusët bombardojnë Mykolaiv, mes viktimave një fëmijë 8 vjeç

Një fëmijë tetë vjeç ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve ruse në rajonin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, sipas kryetares së këshillit rajonal, Hanna Zamazeyeva, shkruan The Guardian.

Gjithashtu dy fëmijë të tjerë ishin mes të plagosurve nga bombardimet ruse në qytetin Mykolaiv dhe Bereznehuvate.

“Mëngjesi i sotëm ishte i vështirë. Bombardimet vazhdojnë. Fatkeqësisht, ka viktima. Ka dy të plagosur në qytetin e Mykolaiv, katër në Bereznehuvate. Mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë. Fatkeqësisht, ka edhe të vrarë – një fëmijë 8-vjeç.

Përveç bombardimeve, janë regjistruar sulme ajrore në zonat e populluara në komunitetet Pervomaiske, Shyroke dhe Bereznehuvate.  Ndërtesat e banimit janë dëmtuar, gjithashtu kanë shpërthyer zjarret si pasojë e bombardimeve,” shtoi ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button