Rusët i japin lamtumirën e fundit ish-liderit sovjetik Mikhail Gorbachev

Rusët i japin lamtumirën e fundit ish-liderit sovjetik Mikhail Gorbachev

Rusët po presin në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit, ish ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, i njohur për hapjen e Bashkimit Sovjetik dhe për afrimin e tij me Perëndimin.

Gorbachev, i cili vdiq të martën në moshën 91-vjeçare, do të varroset pa nderime shtetërore dhe pa praninë e presidentit rus, Vladimir Putin. Megjithatë, autoritetet lejuan që arkivoli i Gorbachevit të qëndrojë në Sallën e Kolonave, aty ku iu dha lamtumira edhe ish-liderëve të mëparshëm sovjetik, në mënyrë që rusët të mund ti japin lamtumirën e fundit.

Në Perëndim, ai u njoh si arkitekt i reformave, që më pas krijuan kushte për përfundimin e Luftës së Ftohtë. Por, shumë njerëz brenda Rusisë, politikat e tij i shohin si të gabuara. Presidenti rus, Vladimir Putin, e cilëson rënien e Bashkimit Sovjetik si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit”.

Megjithatë, ai shprehu ngushëllimet e tij më të thella për vdekjen e u Gorbachevit, tha një zëdhënës i Kremlinit për agjencinë e lajmeve Interfax. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të udhëtojë në Moskë më 3 shtator për të marrë pjesë në varrimin Gorbachev, tha zyra e tij.

Disa zyrtarë rusë dhe figura kulturore, duke përfshirë ligjvënësin e lartë, Konstantin Kosachyov dhe këngëtaren, Alla Pugachyova, gjithashtu i bënë nderimet familjes së Gorbachev, e cila po qëndron e ulur majtas arkivolit të tij të hapur. Pas homazheve, Gorbachev do të varroset në varrezat Novodevichy të Moskës – ku gjenden varret e shumë rusëve të shquar – pranë gruas së tij, Raisa, e cila vdiq në vitin 1999, raporton agjencia e lajmeve Tass./rel/

LEXO EDHE:

Back to top button