Rusët ndalojnë hyrje-daljet në Mariupol

Rusët ndalojnë hyrje-daljet në Mariupol

Nuk ka të ndaluar kërkesa e presidentit Volodymyr Zelensky drejtuar Perëndimit për më shumë furnizime me armë dhe municione të cilat sipas tij janë të domosdoshme për Ukrainën në këto momentet për të mbrojtur demokracinë.

Në mesazhin e tij të fundit drejtuar popullit ukrainas, Zelensky u shpreh se çdo vonesë në furnizimin me armë është një leje për të vrarë për Rusinë.

Zelensky gjithashtu u shpreh se trupat ruse janë duke përgatitur një ofensivë shumë të madhe në lindje të vendit, e cila pritet të nisë nga momenti në moment, i cila ka si synim të shkatërrojë totalisht Donbasin.

Ndërkohë forcat ruse kanë rrethuar pothuajse të gjithë qytetin e Mariupolit dhe nuk lejojnë askënd që të hyjë apo të dalë prej tij. Ditën e shtunë, përfundoi dhe afati që rusët i kishin dhënë trupave ukrainase që të dorëzonin armët.

Sipas një zyrtari të lartë, rusët kanë nisur të shpërndajnë leje kalimi të posaçme në Mariupol dhe njerëzit janë vënë në radhë për t’i marrë ato.

LEXO EDHE:

Back to top button