Rusi, 389 viktima dhe 19.768 raste të reja me Covid-19

Autoritetet ruse sot njoftuan një rekord të ri prej 19.768 rasteve ditore të Covid -19 dhe 389 vdekje.

Sipas task forcës së emergjencës së vendit, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 1,69 milion, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 29.217.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit të shëruarit janë shtuar me 15.567 për të arritur në 1,26 milion.

Rusia më 28 tetor prezantoi masa të reja për të frenuar infeksionin COVID-19, duke e bërë të detyrueshme përdorimin e maskave në vende publike, transport publik dhe ashensorë.

Kafenetë, baret dhe restorantet duhet të mbyllen nga ora 11:00 pasdite deri në 6:00 të mëngjesit sipas kohës lokale në të gjithë vendin, përveç në kryeqytetin Moskë.

LEXO EDHE:

Back to top button