Musliu: Kemi mundësi dhe kapacitet për të bërë hapin final

Përfaqësuesja e Maqedonisë nisi fazën e përgatitjeve për sfidën historike ndaj Gjeorgjisë dhe kualfikimin historik në Kampionatin Evropian, të vitit të ardhshëm. Pas testimeve për “COVID 19”, ku vetëm portieri Daniel Bozhinovski rezultoi pozitiv, futbollistët e tjerë janë të gatshëm që të shkruajnë historinë. Sipas planit të Angellovskit, pritet të zhvillohen disa seanca stërvitore, më shumë të planit tekniko-taktik, pasi që futbollistët janë në formë të mirë fizike në klubet ku janë të angazhuar. Dilema e vetme mbetet te Kire Ristevski, që doli pozitiv me “Covid 19” te skuadra e Ujpeshtit në Hungari, ndërsa testet e fundit do ti zhvillojë më 10 nëntor. Në prag të kësaj sfide, Visar Musliu, beson se Maqedonia ka kapacitet dhe mundësi që të bëj hapin final.

E dijmë rëndësinë e kësaj ndeshje se çka na sjell dhe shpresojë se kemi kapacitet dhe kemi mundësi që të shkojmë në një Kampionat Evropian për herë të parë në historikun e Republikës së Maqeodnisë,” tha mes tjerash Musliu.

Ndeshja në mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë, do të zhvillohët më 12 nëntor, në orën 18.00.

LEXO EDHE:

Back to top button