Rusi-Iran, kërcënim global/ SHBA: Dy shtetet janë në aleancë të fortë ushtarake

Rusi-Iran, kërcënim global/ SHBA: Dy shtetet janë në aleancë të fortë ushtarake

Washingtoni paralajmëron se Rusia dhe Irani janë në bashkëpunim të afërt mes tyre, duke synuar një partneritet të plot në fushën e mbrojtjes.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby shprehet se Rusia po i jep  Iranit një nivel të paprecedentë të mbështetjes ushtarake.

Sipas raportove të SHBA dy vendet po shqyrtojnë prodhimin e përbashkët të dronëve vdekjeprurës.

Australia ka njoftuar se po sanksionon tre iranianë përfundimin e Rusisë me dronë për t’i përdorur kundër Ukrainës.

Bashkëpunimi midis Rusisë dhe Iranit është vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit , ku Ukraina akuzon Rusinë për përdorimin e dronëve iranianë në sulmet e saj.

Pasi fillimisht mohoi dërgimin e  dronëve në Rusi, vendi i Lindjes së Mesme më vonë pranoi se e kishte furnizuar Moskën por para nisjes së Luftës.

SHBA thekson se një partneritet midis Iranit dhe Rusisë për prodhimin e dronëve do të ishte i dëmshëm për Ukrainën, fqinjët e Iranit dhe komunitetin ndërkombëtar.

Edhe  Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly shprtehet se Irani është një nga mbështetësit kryesorë ushtarakë të Rusisë dhe se marrëdhënia mes tyre kërcënon sigurinë globale.

Shtëpia e Bardhë thotë se Rusia është duke u drejtuar  edhe nga Koreja e Veriut për artileri por Peninai e ka  mohuar diçka të tillë.

LEXO EDHE:

Back to top button