Historia e lojës me pllaka “Okey”

Historia e lojës me pllaka "Okey"

Historia e Okey është pa dyshim e lidhur drejtpërdrejt me historinë e çdo loje të vetme “rummy”. Kjo është e vërtetë sepse Okey është në thelb një formë rummy dhe ndan historinë e saj me çdo lloj të ngjashme që dmth, lojë me letra që përputhen.

Shumica e këtyre lojërave me pllaka kanë një strukturë të ngjashme kur flasim për lojën. Ngjashmëria në modele është shumë e dukshme kur shikojmë rregullat që lidhen me ilustrimet e kartave. Në thelb lojtari përdor pllaka (ose letra në disa variacione) për të krijuar grupe dhe rradhë. Një grup përbëhet prej 3 deri në 4 pllakash që kanë saktësisht të njëjtën vlerë dhe ngjyra të ndryshme, ndërsa një rradhë është bërë nga letra të njëpasnjëshme të të njëjtës ngjyrë. Duhet të keni minimalisht 3 pllaka në një grup.

Qëllimi i lojës është të fitoni pikë kundër lojtarëve kundërshtarë duke mbledhur grupe të caktuara pllakash. Okey zakonisht luhet me katër lojtarë, por gjithashtu mund të luhet vetëm me dy ose tre lojtarë. Ajo ka ngjashmëri me lojën Rummikub, pasi luhet me të njëjtat dërrasa dhe pllaka, por sipas një grupi rregullash të ndryshme.

Lojërat Rummy besohet se janë shfaqur për herë të parë rreth 2 shekuj më parë. Ne dimë versione të ndryshme të historisë dhe nuk ka siguri që njëri prej tyre është vërtet i saktë. Disa historianë thonë se lojërat rummy, e në këtë rast edhe Okey e ka origjinën në Nju Jork rreth shekullit të 19-të, ndërsa të tjerë besojnë se origjina kryesore  është e rrënjosur në Mahjong kinez, një lojë shumë e ngjashme nga disa këndvështrime.

Por lojën që ne e dijmë dhe e duam shumë u shpik nga Ephraim Hertzano, një hebre me origjinë rumune, i cili emigroi në Izrael në vitet 1940.

LEXO EDHE:

Back to top button