Rusia dhe Kina po punojnë në vaksinë të përbashkët kundër Kovid-19 – ALSAT-M


Kompania farmaceutike kineze Kansino Billoxhiks (CanSino Biologics) dhe Petrovaks Farm ruse (Petrovax Pharm) e filluan fazën e tretë të hulumtimeve klinike të vaksinës kundër koronavirusit, kumtoi sot në mëngjes Glloball Tajms.

Testet për momentin po bëhen në territorin rus. “Dy kompanitë morën leje nga Ministria ruse e Shëndetësisë për ta testuar efikasitetin e vaksinës Ad5-nCoV”, thuhet në kumtesën zyrtare të “Kansino Billoxhiks”.

Testimet në Rusi do të përfundojnë deri në fund të shtatorit, ndërsa rezultatet do të publikohen para dimrit. Vaksina pritet të testohet në 40.000 vullnetarë, por vetëm disa prej tyre janë shtetas rusë.

Drejtoria e “Kansino Billoxhiks”, gjithashtu, po u hulumton mundësitë për bashkëpunim me Meksikën, Pakistanin dhe Arabinë Saudite.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Hua Çuning dje në brifing deklaroi se kompanitë farmaceutike kineze kanë zhvilluar nëntë vaksina për koronavirusin të cilat janë në hulumtime klinike dhe së shpejti do të jenë të kapshme për të gjitha vendet.

LEXO EDHE:

Back to top button