Rusia: Do të arrijmë qëllimin e operacionit special ushtarak në Ukrainë

Rusia: Do të arrijmë qëllimin e operacionit special ushtarak në Ukrainë

Në përgjigjen e parë ndaj përparimit të forcave të Ukrainës gjatë fundjavës në rajonin e Kharkiv, Kremlini ka thënë se Rusia do të arrijë qëllimet e “operacionit të saj special ushtarak”.

Gjatë një konference me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha gjithashtu se nuk kishte nevojë për diskutime në lidhje me çmilitarizimin e mundshëm të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia – një nga rekomandimet kryesore të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) nga vizita e saj në termocentral.

Peskov gjithashtu refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me një mobilizim të mundshëm për të mbështetur fushatën ushtarake.

LEXO EDHE:

Back to top button