Rusia ka mohuar raportimet se SHBA i ka ofruar Moskës 20% të territorit të Ukrainës

Rusia ka mohuar raportimet se SHBA i ka ofruar Moskës 20% të territorit të Ukrainës

Rusia ka mohuar raportimet se SHBA i ka ofruar Moskës një plan sekret paqeje. Zëdhënësi i Kremlinit ka hedhur poshtë këto deklatrata, duke i quajtur mashtrim raportet e disa mediave, se drejtori amerikan i CIA-s William Burns kishte udhëtuar në Moskë me një propozim të fshehtë paqeje, i cili përfshinte që Ukraina t’i jepte Rusisë një të pestën e territorit të saj.

Raporti i gazetës zvicerane Neue Zürcher Zeitung, që thoshte se Burns kishte bërë një udhëtim sekret në Moskë muajin e kaluar për të paraqitur planin në emër të Shtëpisë së Bardhë, është hedhur poshtë edhe nga Uashingtoni.

I pyetur nëse Burns kishte udhëtuar në Moskë apo kishte paraqitur një plan që përfshinte heqjen e 20% të territorit nga Ukraina, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve: “I gjithë ky raport është një mashtrim”.

LEXO EDHE:

Back to top button