Rusia ka vendosur një regjim të posaçëm sigurie në tre rajone kufitare, për t’iu kundërpërgjigjur forcave urkainase në territorin e saj
Rusia ka vendosur një regjim të posaçëm sigurie në tre rajone kufitare, për t’iu kundërpërgjigjur forcave urkainase në territorin e saj

Rusia ka vendosur një regjim të posaçëm sigurie në tre rajone kufitare, teksa po përballet me vështirësi për t’iu kundërpërgjigjur inkursionit më të madh të forcave ukrainase në territorin e vet që prej fillimit të luftës në vitin 2022.
I ashtuquajturi regjimi antiterrorist autorizon shërbimet e sigurisë të kufizojnë lëvizjet, të izolojnë zona të caktuara dhe të kontrollojnë komunikimin në rajonet e Belgorod, Kursk dhe Briansk në kufirin me Ukrainën. Rreth 1 mijë trupa ukrainase të mbështetur nga tanke e mjete të tjera të blinduara kaluan kufirin duke mësyrë rajonin rus te, Kursk, në një sulm të beftë që me gjase synon të fuqizojë pozicionin e Kievit në negociata të mundshme për paqen pas zgjedhjeve amerikane.
Edhe pse gjenerali rus, Valery Gerasimov, deklaroi se inkursioni ishte frenuar, rusët kanë dështuar deri më tani të sprapsin forcat ukrainase përtej kufirit. “Armiku është ndalur por kjo nuk do të thotë se gjithçka është e qetë atje. Luftime serioze po vijojnë”, tha Andrei Gurulyov, ligjvënës në Rusi. Komandanti i njësisë speciale të reagimit të shpejtë, Ahmat në rusi, Apti Alaudinov pretendon se komanda e NATO-s po drejton operacionin, teksa sipas tij nga të gjitha anët po evidentohen ushtarë të huaj, kryesisht francez dhe polakë.