Sulme ajrore në një shkollë në Gaza

Sulme ajrore në një shkollë në Gaza

Një sulm ajror izraelit ka goditur një shkollë të kthyer në qendër strehimi në qytetin e Gazës, duke vrarë më shumë se 80 persona, kanë thënë autoritetet shëndetësore palestineze.

Ky mund të konsiderohet një prej sulmeve më vdekjeprurëse në luftën 10-mujore në mes të Izraelit dhe Hamasit. Ushtria izraelite e ka pranuar sulmin, duke pretenduar se ka goditur një qendër komanduese të Hamasit brenda shkollës. Sulmi ka ndodhur pa paralajmërim, teksa njerëzit kanë qenë duke u lutur në xhaminë brenda shkollës, sipas Abu Anas, një dëshmitari që ka punuar për t’i shpëtuar njerëzit.

Besohet se në atë objekt kanë qenë 6.000 persona. Sulmi ka ndodhur derisa ndërmjetësit prej Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit, i kanë rritur përpjekjet për të arritur armëpushim në Gazë, dhe për t’i ulur tensionet në rajon, pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran, si dhe një komandanti të lartë të Hezbollahut në Bejrut.

LEXO EDHE:

Back to top button