Rusia lejon evakuimin e Navalny-t për trajtim
Alsat
21.08.2020 19:37
Zyrtarët rusë të Shëndetësisë lejuan sot evakuimin për trajtim në Gjermani të aktivistit të opozitës, Alexei Navalny, i cili ndodhet në gjendje kome në një spital siberian.
“Navalny mund të transportohet tani, sepse gjendja e tij është stabilizuar”, tha Anatoly Kalinichenko, një zyrtar i lartë në spitalin e Omskut, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.
“Transporti nga spitali rus planifikohet të bëhet brenda ditës”, shtoi ai.
Zyrtari rus theksoi se refuzimi i mëparshëm për evakuimin e Navalny-t u bë për shkak të gjendjes së tij të paqëndrueshme.