Rusia miraton vaksinën kundër Covid-19 edhe për të moshuarit

Ministria e Shëndetësisë e Rusisë miratoi vaksinën kundër sëmundjes COVID-19, për përdorim te personat mbi 60 vjeç.

Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, tha të shtunën se vaksina ruse, Sputnik, tani është aprovuar për të gjithë personat mbi 18 vjeç.

Më herët, njerëzit e moshuar kanë qenë të përjashtuar nga programi i vaksinimit masiv në Rusi.

Murashko tha se provat tani kanë demonstruar se vaksina është e sigurt edhe për këtë grup.

Ai shtoi se të moshuarit do të përfshihen menjëherë në programin e vaksinimit.

Sipas shifrave zyrtare të Qeverisë ruse, ky vend ka konfirmuar afro 3 milionë njerëz të infektuar me koronavirus, që nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Prej tyre, mbi 53,000 pacientë kanë vdekur.

LEXO EDHE:

Back to top button