Rusia nis sulme të reja vdekjeprurëse në të gjithë Ukrainën

Rusia nis sulme të reja vdekjeprurëse në të gjithë Ukrainën

Forcat ruse lëshuan 60 raketa dhe kryen sulme me dronë në të gjithë Ukrainën të premten, thanë zyrtarët, duke goditur kryeqytetin Kiev dhe qytetet në veri, jug, perëndim dhe qendër.

Dy persona u vranë kur një ndërtesë banimi u godit në Kryvyi Rih dhe një i tretë vdiq në Kherson, shkruan BBC.

Sulmet janë intensifikuar këtë javë pasi Rusia synon infrastrukturën civile të Ukrainës.

Energjia ka rënë plotësisht në Kharkiv në veri dhe në disa rajone të tjera.

Alarmi u ngrit në të gjithë Ukrainën dhe zëdhënësi i Forcave Ajrore Yuriy Ignat tha se në total ishin lëshuar 60 raketa.

Zyrtarët e qytetit të Kievit thanë se rreth 40 raketa ishin lëshuar vetëm në kryeqytet – një nga breshëritë më të mëdha që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt. Tridhjetë e shtatë u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, shtoi ai./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button