Rusia, sulme të reja në qytetet e Ukrainës

Rusia, sulme të reja në qytetet e Ukrainës

Rusia kreu një seri të re sulmesh me dronë në qytetet ukrainase, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, por shumica e tyre u zmbrapsën nga mbrojtja ajrore e Ukrainës. Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës tha se shkatërroi 21 nga 26 dronët e prodhuar nga Irani. Në Dnipro, një dron goditi ndërtesën e administratës së qytetit. Shpërthime u raportuan edhe në shumë qytete të tjera. Në rajonin e Donjeckut, forcat ruse, të kryesuara nga mercenarët e grupit Wagner, vazhduan sulmet në qytetin e Bahmutit, i cili mbetet pika më e nxehtë e luftimeve tash e sa muaj.

LEXO EDHE:

Back to top button