Rusia thotë se i përdor në Ukrainë, Pentagoni kryen eksperimente me armë hipersonike

Rusia thotë se i përdor në Ukrainë, Pentagoni kryen eksperimente me armë hipersonike

SHBA ka lëshuar me sukses një raketë për të testuar një sërë armësh hipersonike, njoftoi ditën e sotme Pentagoni. Raketa u nis nga pistë fluturimi e NASA-s në Virginia dhe transportoi pajisje naviguese dhe materialet e avancuara që mund të përballojnë nxehtësinë e një mjedisi hipersonik.

Sistemet hipersonike fluturojnë me shpejtësi shumë herë më të madhe se shpejtësia e zërit, zakonisht 5633 km/h ose më shumë.

SHBA, Rusia dhe Kina po zhvillojnë të gjitha armë hipersonike të gjeneratës së ardhshme pasi mund të jetë e vështirë të mbrohen kundër tyre për shkak të shpejtësisë dhe aftësisë së tyre për të ndryshuar trajektoren.

Kremlini ka thënë se ka përdorur raketa hipersonike në luftën në Ukrainë.

Në testin e së mërkurës u përdor5 një raketë më e vogël dhe më të përballueshme për të kryer eksperimentet hipersonike. Qëllim i testimit është të vërtetojë aspektet e ardhshme të programit të armëve hipersonike të Amerikës.

LEXO EDHE:

Back to top button