Rusia thotë se ka përfunduar operacionin për largimin e civilëve nga Khersoni

Rusia thotë se ka përfunduar operacionin për largimin e civilëve nga Khersoni

Zyrtarët rusë thonë se kanë përfunduar një operacion për të larguar civilët nga qyteti jugor Kherson përpara një beteje të pritshme me forcat ukrainase.

Të paktën 70 mijë civilë thuhet se kanë kaluar lumin Dnipro, në atë që Ukraina i ka quajtur deportime të detyruara.

“Ne po përgatisim Khersonin për mbrojtje”, tha komandanti i milicisë ruse, Alexander Khodakovksy.

“Ne po nxjerrim popullsinë civile jashtë, në shumë mënyra duke i zgjidhur duart tona”.

Rajoni jugor Kherson i Ukrainës ishte një nga katër zonat e Ukrainës të aneksuara muajin a kaluar nga presidenti rus Vladimir Putin, pavarësisht se Rusia nuk kishte kontroll të plotë mbi asnjërën prej tyre.

Qyteti Kherson u pushtua menjëherë pas Rusia nisi pushtimin në muajin shkurt, por në javët e fundit forcat ukrainase kanë çliruar në mënyrë të qëndrueshme territorin në bregun perëndimor ose të djathtë të Dnipro-s. Vija e frontit është 30 kilometra larg qytetit, sipas zyrtarëve ukrainas.

Zyrtarët e instaluar nga Rusia kanë paralajmëruar për një sulm në kryeqytetin rajonal në të ardhmen e afërt. Megjithatë, ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, e ka përshkruar kundërsulmin si vërtet të vështirë për shkak të terrenit të ashpër dhe motit me shi që e bëjnë më të vështirë përdorimin e mjeteve luftarake me rrota.

LEXO EDHE:

Back to top button