Rusia voton për largimin nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Rusia voton për largimin nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut

Parlamenti rus ka miratuar ditën e sotme dy projektligje që i japin fund juridiksionit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në vend, sipas skynews.
Moska njoftoi planet për t’u larguar nga gjykata ndërsa vazhdon lufta në Ukrainë. Rusia ka miratuar dy projektligje: një që largon vendin nga juridiksioni i gjykatës dhe në të dytin cakton 15 marsin si datën përfundimtare.
Kjo do të thotë se vendimet kundër Rusisë të marra pas kësaj date nuk do të zbatohen.
Ankesat në GJEDNJ janë cilësuar si shpresa e fundit për paditësit në disa çështje të profilit të lartë që ishin refuzuar nga gjykatat ruse.