Rusia zgjat pushimet për shkak të pandemisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin njoftoi periudhë 10 ditore jopune për të parandaluar rritjen e rasteve të reja të COVID-19.

Duke folur në një takim me shefen sanitare të vendit, Anna Popova, Putin mbështeti rekomandimin e saj për të zgjatur pushimet publike në Rusi nga 1 deri më 10 maj.

Popova tha se aktualisht, situata me COVID-19 në Rusi është e qëndrueshme, megjithatë, ajo mund të përkeqësohet me ardhjen e pranverës dhe aktivitetet në natyrë në rritje dhe njerëzit që ndërveprojnë në mënyrë më aktive.

“Nëse mendoni se është e nevojshme, do ta bëjmë këtë dhe sot unë do të nënshkruaj dekretin”, tha Putin.

LEXO EDHE:

Back to top button