Serbia regjistron 34 viktima dhe mbi dy mijë raste të reja me Covid-19

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 humbën jetën 34 persona, ndërsa u regjistruan 2.384 raste të tjera me këtë virus.

Sipas të dhënave zyrtare, në spitale aktualisht po trajtohen 5.897 pacientë, në mesin e të cilëve 207 në respiratorë. Nga dje, 13.706 persona janë testuar dhe 2.384 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Në të njëjtën periudhë, 34 persona humbën jetën, duke e çuar numrin e viktimave nga COVID-19 në 6.164.

Gjithsej 675.904 raste me COVID-19 janë regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë nga gjithsej 3.754.852 persona të testuar për COVID-19.​​​​​​​

LEXO EDHE:

Back to top button