Ruskovska kishte paralajmëruar MPB-në se kishte informacione që Mijallkovi po arratisej

Shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në emisionin “360 Gradë” në Alsat theksoi se që të shtunën në mesditë e ka paralajmëruar ministrin Spasovski se ka informacione që Sasho Mijalkovi po përgatitet të arratiset. Në orën tre të pasdites, Spasovski i ka kërkuar që Ruskovska të shkruante letër zyrtare për informacionet. Të njëjtën e ka shkruar dhe në orën pesë pasdite e ka dorëzuar në Ministrinë e Brendshme. Në mbrëmje, rreth orës 23, policia i është përgjigjur me njoftim të njëjtë, me plus të dhëna bazë për Mijalkovin.

Iu paraqita drejtorit të policisë, e pyeta nëse kanë kontaktuar me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe a kanë informacione, pas çka drejtori më tha se Agjencia e Sigurisë Kombëtare nuk ka asnjë informacion në lidhje me arratisjen e Sasho Mijalkovit’ deklaroi Vilma Ruskovska, Shefe e Prokurorisë për Krim të Organizuar.

Prokuroria nuk ka kërkuar paraburgim të shtunën pasi që Agjencia e Sigurisë Kombëtare nuk e ka konfirmuar informacionin e marrë nga Ruskovska.

Ishte informacion i pakonfirmuar, nga një burim. Imagjinoni kur Agjencia e Sigurisë Kombëtare nuk ka asnjë informacion, si të veprojmë ne në një siguri’pohoi Villma Ruskovska, Shefe e Prokurorisë për Krim të Organizuar.

Sipas njoftimit të prokurorisë, policët i kanë informuan prokurorët të dielën se kanë kontakte vizuale me Mijalkovin deri në orën 18:45. Pas orës 21:47, siç pohon Prokuroria, ai ka humbur çdo gjurmë. Megjithëse nga ky institucion kanë kërkuar që Mijalkovi të paraburgoset, Gjykata Penale ka vendosur masë më të butë – arrest shtëpiak, 24 orë video monitorim dhe mbikëqyrje audio. Nuk ka shpjegim nga gjykata pse kanë vendosur për një masë kaq të lehtë.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button