Ruskovska: Padia e Milloshoskit kundër Zaevit, do të refuzohet

Prokuroria nuk do të hapë hetim për bisedën audio të publikuar nga deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski, për të cilin deputeti pretendoi se ishte zëri i Zaevit. Në regjistrimin që Milloshoski e lëshoi në foltoren parlamentare, Zaev flet me një bashkëbisedues tjetër për financimin e Bojan Jovanovskit në 1tv. Për këtë bisedë është bërë ekspertizë në Ministrinë e Brendshme, tha prokurorja Ruskovska në emisionin 360 gradë, në Alsat.

Nga ajo që kam arritur të lexoj, nga ato analiza është se bëhet fjalë për biseda të shumta, të cilat janë ndërprerë dhe më pas janë shtuar pjesë të bisedave të tjera. – Të ngjitura, prera do të thuash? – Nuk doja të shprehesha në atë mënyrë. – Por, kjo është terminologjia politike në vendin tonë. – Po, ashtu që do të miratohet një rezolutë për të refuzuar ato kallëzime – deklaroi Vilma Ruskovska, shefe e Prokurorisë për Krim të Organizuar.

Kreu i VMRO DPMNE-së, Mickoski, ka pritur që Ruskovska pas emisionit të jepte dorëheqje të parevokueshme sepse ajo njoftoi se kallëzimi është refuzuar para se të merrej vendimi. Sipas Mickoskit, me refuzimin e padisë, Ruskovska tregon se bashkëpunon me Zaevin dhe veprimet e saja i vlerëson si ato të Katica Janevës. Mickoski me ironi konstatoi se për materialet e njëjta që ishin të prera dhe të ngjitura sot po zhvillohen procese gjyqësore.

Por me sa mbaj mend unë, materiale të tilla të prera, të ngjitura ishin materiale të tjera për çka po veprohet tani dhe disa nga ata njerëz janë dënuar dhe po vuajnë dënimet me burg. Kështu që, në peshore kemi dy gjëra që janë të pamatshme. Njëra, kur bëhet fjalë për Zoran Zaev, gjithçka që është e prerë dhe e ngjitur nuk është e vlefshme. Ndërsa për raste tjera kur gjithashtu kemi materiale të provuara të prera dhe të ngjitura, kjo vlen. Epo, kjo nuk mund të jetë kështu – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Milloshoski nuk iu përgjigj thirrjeve të Alsat për të komentuar vendimin e Prokurorisë. Kur në shkurt e ngiti padinë, ai tha se priste që Prokuroria ta thërriste Zaevin të përgjigjet për çdo dilemë lidhur me bisedën.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button