Zgjedhjet në BFI, Veseli: Duam të tejkalojmë situatat e pakëndshme dhe të rikthejmë BFI-në ashtu si i ka hije

Zyrtarisht ende asnjë kandidaturë nuk është dorëzuar për postin e kreut të BFI-së edhe pse zgjedhjet u shpallën pak ditë më parë. Myftiu i Tetovës Qani Nesimi sot paralajmëroi se do të garojë për këtë post. Një paralajmërim të tillë pak kohë më parë e kishte bërë edhe u.d i kreut të BFI-së Shaqir Fetahu. Kryetari i Komisionit Zgjedhor ku dorëzohen kandidaturat Muhamer Veseli tha se presin që më së voni të enjten të përzgjidhet reisi i ri.

Pasi kandidaturat të dorëzohen në Komision, ato do të verifikohen nëse i plotësojnë kushtet dhe më pas do të dorëzohen në Rijaset për miratim. Janë të shumtë ata që interesohen. Pas kësaj do të përpilohen listat dhe trupi zgjedhorë do të votojë. Për t’u llogaritur si kandidaturë potenciale, kandidatët duhet të marrin se paku 1/3 e votave. Nuk do të lejojmë të ketë konteste. Duam të tejkalojmë situatat e pakëndshme dhe të rikthejmë BFI-në ashtu si i ka hije – tha Muhamer Veseli- kryetar i Komisionit Zgjedhor, BFI.

Mystiu i Tetovës, Qani Nesimi, theksoi për Alsat se në rast se i besohet një post i tillë, ndër të tjerat do të angazhohet për ndryshimin e Kushtetutës dhe për transparencë maksimale.

Gara bëhet me rregullat e vjetra, por shpresoj se pas përfundimit të garës, cilido që të fitojë, do të jetë këmbëngulës për ndryshimin e Kushtetutës. Nëse unë do të jem i tillë që do të më japin këtë përgjegjësi, që unë nuk e ndiej si privilegj, por si përgjegjësi 03:45 do të jem shumë këmbëngulës që të startojë ndryshimi, plotësimi dhe adaptimi I kushtetutës së Bashkësisë Fetare Islame, sipas të gjitha standardeve të një kushtetute, që ne jetojmë në BE gjeografikisht, por edhe që të na pranojnë duhet të ndjekim atë rrugë të funksionimit të ligjit mbi të gjitha – deklaroi Qani Nesimi, myfti i Tetovës.

Pretenduesit për një post të tillë, duhet të plotësojnë kushtet që përcaktohen në Kushtetutën e BFI-së dhe Rregulloren për zgjedhje:

1-Të ketë diplomuar në Fakultetin Teologjik Islam,
2-Të ketë përvojë pune në radhët e BFI-së së paku 10 vjet,
3- Të jetë mbi 40 vjeç
4- Kandidatët e mundshëm për Reisul- Ulema të jenë të propozuar të paktën nga një anëtarë I Rijasetit të BFI-së,
5-Kandidatët e mundshëm për Reisul- Ulema, duhet të mbështeten më së paku nga 1/3 e anëtarëve të Rijasetit,
6- Kandidatët e mundshëm për Reisul- Ulema, para trupit zgjedhor duhet të paraqesë plan programin e tij dhe ta dorëzojë atë në formë të shkruar.

Në fund të muajit maj të këtij viti, Bashkësia Fetare Islame mbajti mbledhje të jashtëzakonshme ku edhe me shumicë prej 2/3 mori vendim për shkarkimin e kreut të atëhershëm të BFI-së, Sulejman Rexhepi. Rexhepi u shkarkua në bazë të nenit 58 të kushtetutës së BFI-së, në të cilin thuhet se kryetari i BFI-së shkarkohet kur “nuk i kryen obligimet për të cilat është zgjedhur, kur qëndrimi dhe puna e tij është në kundërshtim me normat islame dhe aktet normative të BFI, kur punon kundër dispozitave dhe vendimeve të organeve kompetente të BFI, kur keqpërdor pozitën në dëm të interesave të BFI-së.

Në po të njëjtën ditë Rijaseti mori vendim që ushtrues detyre kryetarë I BFI-së të caktohet, Shaqir Efendi Fetahu.

Evi Shkopi

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button