Ryshfeti në Bllacë, prokuroria heton rastin

Lënda për ryshfetin në pikën kufitare në “Bllacë” i është përcaktuar një prokurori i cili është duke punuar në zbardhjen e rastit. Organi i akuzës njofton se prokurori përkatës ka siguruar të gjitha provat dhe materialet e nevojshme për hartimin e akuzës mbi bazën e kallëzimit penal të policisë, shkruan Alsat
Dy policët kufitarë të dyshuar për ryshfet janë pezulluar nga puna, ndërsa MPB njoftoi se po hetohet nëse ka të përshirë edhe nëpunës të tjerë në këtë skandal ose jo. /Alsat.mk