Sindikata e sektorit publik paralajmëron grevë nga 26 prilli

Gazetar: Ile Petrevski

Sindikatat që përfaqësojnë punonjësit e sektorit publik i kanë dërguar një paralajmërim përfundimtar Qeverisë. Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, ata do të protestojnë çdo ditë në rrugë nga 26 prilli. Në ora 16:00 para Kuvendit të Maqedonisë, ndërsa një orë më vonë do të drejtohen drejt godinës së Qeverisë. Kërkesa kryesore e sindikatave është që pikët e tyre të rriten në 103 denarë bruto nga 92 denarë që janë tani. Në bazë të pikës, llogaritet sa do të jetë paga, shkruan Alsat.

“Paga në shumë do të ishte: kategoria G, paga minimale do të ishte 18 mijë e 300 denarë, por për të tjerët dallimi i pagave do të ruhet tek punëtorët e tjerë të sektorit publik, të cilët janë në kategorinë B dhe kategorinë C. Përndryshe, të gjithë afrohen me njëri-tjetrin dhe dallimi i pagave bie në 1000 deri në 2000 denarë mes atyre me arsim të mesëm dhe atyre me arsim të lartë, tha Blagoja Ralpovski -Kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lira

Nga Sindikatat thonë se oraret e mbajtjes së protestave nuk janë të rastësishme, përkatësisht pakënaqësitë do të shprehen pas orarit të punës për shkak të presioneve dhe kërcënimeve për shkarkime, që janë bërë më të shpeshta në periudhën e fundit. I tillë është shembulli i Stojçe Jovanovskit, i cili është polic nga burgu i Shutkës. Për shkak të aktiviteteve sindikaliste, ai thotë se ka marrë shkarkim të dytë nga puna, por që të dyja nuk janë të formës së prerë. Ai beson se përmes gjykatës do ta mbajë vendin e punës.

“Më pushuan për mos raportim, për shkak të aktivitetit sindikal. E gjithë kjo është me qëllim të presionit mbi ne, për shkak të protestave të mëparshme dhe atyre që do të pasojnë. Duan të thonë ja çfarë i ndodh liderit të sindikatës, e imagjinoni se çfarë do tu ndodhë juve”, tha Stojçe Jovanovski, Sindikalist

Sindikatat iu apeluan deputetëve, që të mos e votojnë propozim ligjin për marrëdhëniet e punës, me të cilin paga e punonjësve administrativë rritet nga 100 në 300 denarë në muaj. Këto shuma, sipas aktivistëve të të drejtave të punës, janë poshtëruese dhe fyese. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button