Sa kilogramë fitoni nëse konsumoni një pije të gazuar çdo ditë
Sa kilogramë fitoni nëse konsumoni një pije të gazuar çdo ditë

Nuk janë të paktë ata që zgjedhin të pinë një pije freskuese çdo ditë me drekën apo darkën e tyre.
Në përgjithësi, shumica e pijeve joalkoolike përmbajnë mesatarisht 10,6 gram sheqer për 100 ml që do të thotë se një kanaçe 330 ml ka 8,3 lugë çaji. Nga kjo mund të kuptohet se kur i pimë ato marrim shumë më tepër kalori sesa imagjinojmë.
Pra, nëse konsumoni një kanaçe me gaz në ditë dhe nuk i shkurtoni ato kalori që merrni nga diku tjetër, atëherë, fatalisht, në një vit ka të ngjarë të shtoni plot 7 kilogramë. Megjithatë, edhe një pjesë e madhe e lëngjeve të frutave komerciale nuk mbeten mbrapa pasi kanë një sasi të barabartë ose më të madhe.