Sabicer: Ndaj Francës na duhet të bëjmë një ndeshje perfekte

Franca ka mundësinë të shënojë në çdo moment dhe me çdo mënyrë të mundshme. Ky është një fakt dhe Austria do t’i ruhet, duke u munduar ta godasë rivalin. Për këtë garanton Marsel Sabicer.

“Në këtë fazë të grupeve, Franca do të jetë kundërshtari ynë më i vështirë. Ajo është një nga favoritet kryesore dhe ka një skuadër të jashtëzakonshme me konkurrencë të fortë në çdo pozicion. Të gjithë lojtarët e saj luajnë ndër klubet më të mëdha në Europë ku luajnë një rol të madh, si Zhiru te Milani, Grizman te Atletiko e Madridit ose Komani te Bajernit, për të mos përmendur Kilin Mbape-n që e njohin të gjithë.

Bayern’s Marcel Sabitzer during the German Supercup 2022 soccer match between German soccer cup winner RB Leipzig and German Bundesliga soccer champion FC Bayern Munich in Leipzig, Germany, Saturday, July 30, 2022. (AP Photo/Michael Sohn)

Nuk është rastësi që ata fituan Kupën e Botës 2018 dhe arritën në finale në 2022 në Katar, prandaj ne do të duhet të bëjmë një ndeshje perfekte për të arritur një rezultat pozitiv,” tha mes tjeras mesfushori austriak, në konferencë për shtyp.

LEXO EDHE:

Back to top button