Sadiki kaloi në ASH, PDSH-ja mbeti pa asnjë komunë

Kryetari i Studeniçanit, Azem Sadiku aderoi zyrtarisht në radhët e Aleancës për Shqiptarët. Vendimin Sadiku e ka marr pasi ka kuptuar se kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kë tentuar ta tradhtojë dhe t’ia jep komunën BDI-së. Bashkë me Sadikun në ASH kanë kaluar edhe strukturat lokale.

“Kryetari i PDSH-së më shiti shumë lirë. Unë nuk e kam atë çmim. Ata kishin përgatitur një kurth me BDI-në që vullnetin e popullit të Studeniçanit ta ndryshojnë. Por hasën në gozhdë edhe pse u angazhua e gjithë aparatura e shtetit, Qeveria, policia, para të pista, vetura të policisë”, deklaroi Azem Sadiku, Nënkryetar i PDSH-së.
Por Thaçi i hodhi poshtë akuzat e Sadikut duke rrahur gjoks se fitorja në Komunën e Strudeniçanit është meritë e tij.

https://youtu.be/ljk2LS5C5LM

“Me rëndësi është se Azemi ka fituar dhe nuk qëndron asnjë akuzë. Krejt Studeniçani e din se po të mos ishte ky gjoks, nuk do të fitonte Azemi. Por unë jam i ndershëm, përcaktuar dhe nuk tradhtoj”, tha Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.
Kalimi i Sadikut në strukturat e ASH-së u paralajmërua prej ditësh, ndërsa i njëjti sot zyrtarisht u rreshtua me opozitën shqiptare. Gjatë ditës takoi kreun e ASH-së, Ziadin Sela dhe sekretarin e përgjithshëm Arben Taravari.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button