Sahin: Sfidojmë kundërshtarin që nuk ka pranuar gol dhe nuk di për disfatë
Një nga sfidat më interesante të Ligës së Kampionëve është ajo mes Borusia Dortmundit dhe Seltikut. Dy ekipe që fituan në ndeshjet e para dhe kërkojnë të vijojnë me këtë ritëm. Skuadra gjermane do të luajë në fushën e saj, ndaj trajneri Nuri Sahin shpreson të mos zhgënjejë tifozët e shumtë verdhezi.
“Seltiku është një ekip i fortë, i vështirë për t’u përballur kudo që luan ndaj tij. Po flasim për një ekip që nuk ka humbur për shumë ndeshje dhe nuk ka pësuar asnjë gol në ligën e tyre. Ata ishin shumë dominues në ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve”, tha Sahin.
“Do të jetë një sfidë e vështirë për ne, por në të njëjtën kohë një sfidë e madhe edhe për ta. Duke luajtur në stadiumin tonë unë pres me padurim mbështetjen e tyre për të arritur me sukses misionin tonë”, tha më tej Sahin.
“Unë nuk mendoj se është e drejtë t’i quash Seltikun të dobët. Kjo është një ndeshje delikate, që duhet menaxhuar me kujdes, pasi ata janë të fortë fizikisht. Ne kemi shumë për të treguar dhe për të shkuar sa më larg”, përfundojë Sahin.