Sahin: Shpërndarja e vaksinës “BioNTech/ Pfizer” e mundur këtë vit

Drejtori ekzekutiv i laboratorit gjerman “BioNTech”, që po punon me kompaninë amerikane “Pfizer” për një vaksinë antiCOVID-19, vlerësoi sot se është e i mundur  autorizimi dhe shpërndarja e saj deri në fund të vitit në SHBA ose në BE.

“Ekziston mundësia që ne të mund ta marrim autorizim këtë vit në SHBA ose në Evropë, ose në të dy rajonet”, tha Ugur Sahin.

Ai specifikoi se kërkesa për autorizim do të paraqitet të premten në Agjencinë e Barnave të Shteteve të Bashkuara (FDA) dhe laboratori mund të jetë në gjendje ta dorëzojë vaksinën në dhjetor.

LEXO EDHE:

Back to top button