Sahit Prizreni: Abakarov, një bast i fituar për mundjen

Shqipëria për herë të parë ka një kampion bote në mundje, një rezultat i jashtëzakonshëm për këtë sport. Gjithçka u arrit falë Zelimkhan Abakarov, mundësit me origjinë ruse, që garon për Shqipërinë (ka nënshtetësi shqiptare), pasi që triumfoi në peshën 57kg, në Botërorin e zhvilluar në Serbi, duke ngritur lart flamurin kuqezi. Në një intervistë, mundësi dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, folën për këtë rezultat.

“Është një rezultat magjik, që unë e kisha ëndërruar kur isha vetë sportist. Ka qenë një bast i fituar ky i afrimit dhe triumfit me mundësit që morëm nga Rusia. Falënderoj të gjithë ata që na kanë mbështetur dhe ne ua shpërblyem me medalje.

 

 

Zelimkhan e ka vërtetuar se është kampion dhe e falënderojmë që zgjodhi të garojë për ngjyrat kuqezi. Të shpresojmë që edhe në të ardhmen të na nderojë, si ai ashtu dhe Islam Dudaev, me të cilim shpresonim të merrnim një medalje bronzi në botëror, por e humbi atë në sekondat e fundit. Gjithsesi, ky është sporti”, deklaroi Sahit Prizreni, fitues i medaljes sës bronztë në Botërorin e vitit 2007./Oranews/

 

LEXO EDHE:

Back to top button