Sulmuesit, Emir Sahiti dhe Leon Dajaku kanë luajtur një rol të rëndësishëm në fitoren e Hajduk Splitit. Hajduk Splitit mposhti Gorica-n me rezultat 3:0, në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit kroat.
Hajduk Splitit morri epërsinë në minutën e 20-të, kur Leon Dajaku shënoi për rezultatin fillestar 1:0. Sulmuesi me prejardhje nga Kosova ishte i përfshirë edhe në golin e dytë, pasi asistoi për Mihael Zaper. Fitoren e vulosi Emir Sahiti në minutën e 69-të.
Kjo njëherësh ishte paraqitja e 17-të e Sahitit për Hajduk Splitin, teksa ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime. Derisa për Dajakun, i cili u zgjodh lojtari i ndeshjes ka shënuar tri gola në 14 paraqitje.








