Sainz beson se do të mposht Leklerkun, në garat e ardhshme

Piloti spanjoll Karlos Sainz braktisi makinën MekLaren, me të cilën mund të kishte garuar dhe fituar për disa sezone, për të garuar me “Ferrari”-n në Formula 1.

“Kalimi te Ferrari u diktua edhe nga ëndrra e çdo piloti për të garuar me “kokëkuqen”. E dija që do të ishte e vështirë të pilotoja në krah të Leclerc, që ka më shumë kohë këtu, por di gjithashtu se kemi të njëjtat shanse për të fituar”, tha Sainz.

Këtë sezon ai është renditur i dyti në Montekarlo.

“E dimë të gjithë që Sharll Lekler është ndër më të shpejtit në provat zyrtare, një talent dhe e studioj mirë. Gjithsesi, sfida me të ka qenë një nga arsyet që vendosa të vij te Ferrari, për të dueluar dhe ta mposhtur. Natyrisht që gjithçka në të mirë të Ferrarit. Së bashku formojmë një ekip të mirë, me kualitete dhë së bashku punojmë për fitoren”, u shpreh Karlos Sainz.

LEXO EDHE:

Back to top button