Zaev-Ninova: Kemi qëllim të njëjtë, popujt të jenë të afërt dhe së bashku në BE

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të vizitës së sotme në Republikën e Bullgarisë, u takua me kryetaren e Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Kornelija Ninova.

Kryeministri Zaev dhe kryetarja e BSP-së Ninova, u dakorduan se bisedimet e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian duhet të fillojnë sa më shpejtë dhe se çdo mbështetje në këtë drejtim është shumë e rëndësishme. Kryeministri Zaev gjatë bisedës theksoi se investimi për realizimin e këtij qëllimi është i madh dhe se delegacioni qeveritar maqedonas është në Sofje me qëllime të sinqerta dhe të ndershme, që të bëhet hap i përbashkët drejt zgjidhjes.

LEXO EDHE:

Back to top button