Salah dhe shifrat e tij mahnitëse në Premier Ligë

Që nga edicioni 2017, Mohamed Salah është pjesë e Liverpoolit, ku edhe e ka gjetur vetën në mënyrë fantastike duke shënuar e asistuar gola, kështu duke e fituar epitetin e njërit ndër lojtarët më të mirë në Premier Ligë dhe në botën e futbollit.

Statistikat e tij janë mahnitëse, ku brenda 129 paraqitjesh për Liverpoolin, ai ka arritur të shënoj 83 gola gjithsej dhe është vetëm një gol larg barazimit të rekordit të Cristiano Ronaldos, i cili në kohën kur ishte lojtar i Manchster United arriti të shënoj 84 gola brenda 196 ndeshjeve.

Nëse Salah arrin të shënoj në ndeshjen tjetër në Premier Ligë, ai do ta barazonte Ronaldon me gola, por që do ta arrijë atë shifër në 67 ndeshje më pak se ylli portugez.

Pas Ronaldos e pret një tjetër rekord për tu thyer. Ish ylli i Chelseat Eden Hazard, ka arritur të shënoj 86 gola në 245 ndeshje sa ishte pjesë e Premier Ligës. Kështu, Salah në kuotën e 83 golave, do të jetë tre gola larg rekordit të belgut, ku do ta barazonte atë shifër në 116 ndeshje më pak.

LEXO EDHE:

Back to top button