Salcë mjaft e shijshme dhe e shëndetshme, ajvar i pazier vegan

Kjo salcë mjaft e shijshme dhe e shëndetshme, është shoqëruese mjaft e mirë e mishrave, por mund të hahet edhe duke lyer fetat e bukës, si brusketë, etj.

Përbërësit për një kavanoz:

– 600 g spec të kuq,
– ½ patëllxhani të madhësisë mesatare,
– 2 thelpinj hudhre,
– pak kripë,
– pak piper të bluar,
– vaj ulliri,
– 1 domate të madhe

Përgatitja:

1. Hiqjani farat specave dhe pritni në copa të imta.

2. Qitni specat në një enë, qitni kripë, shtoni vajin e ullirit dhe përzieni. Lëreni 2 -3 orë të qëndrojë.

3. Pastaj qitni specat në dehidrator në 45 gradë celsius 3 – 5 orë, ose në furrë të hapur e cila është e programuar në temperaturën më të ulët në mënyrë që specat të zbuten.

4. Pritni patëllxhanin në copa të imëta.

5. Qitni të gjithë përbërësit në blender ose në grirës. Shtoni edhe pak vaj ulliri dhe kripë nëse është e nevojshme në mënyrë që të përftoni teksturën dhe shijen e dëshiruar.

6. Miksoni derisa të përzihen mirë, por jo tepër në mënyrë që të mbeten copëzat dhe në mënyrë që të marrë formën e hajvarit (‘ajvarit’).

7. Shërbeni me biskota krokante, çips ose salcë për sallatë.

Këshillë: Në vend të përdorimit të dehidratorit, njomni specat gjatë natës 8 – 10 orë në mënyrë që të bëhen të butë.

Ju bëftë mirë…

LEXO EDHE:

Back to top button