Salih Mustafa sot pritet të deklarohet para Dhomave të Specializuara

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, sot pritet të deklarohet para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë rreth akuzave për krime lufte që janë ndaj tij.

Nga Faqja Zyrtare e Dhomave të Specializuara seanca e dytë dëgjimore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së është caktuar për sot në orën 15:00.

“Nëse i akuzuari nuk deklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit në përputhje me (rregullën 92(2)(f) të Rregullores). Pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e dytë për ecurinë e çështjes”, njofton kjo gjykatë.

Aktakuza kundër tij u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë.

LEXO EDHE:

Back to top button