Sanchez: Doja të largohesha nga Man Utd pas seancës së parë stërvitore

Alexis Sanchez ka pranuar se ai ka dëshiruar largimin nga Manchester United dhe rikthimin tek Arsenal pas vetëm një stërvitje me ‘Djajtë e Kuq’.

Ish sulmuesi i Barcelonës ishte larguar nga Arsenal në janar të vitit 2018, për t’iu bashkuar Manchester Unitedit.

Kiliani pati pjesën më të errët të karrierës së tij në ‘Old Trafford’, ku pastaj u huazua tek Inter sezonin e kaluar, për të kompletuar transferimin këtë verë.

“Pas seancës së parë stërvitore kuptova shumë gjëra, erdha në shtëpi dhe pyeta familjen time dhe agjentin tim nëse mund të mos e prish kontratën dhe të rikthehem tek Arsenal, diçka nuk përshtatej, por unë tashmë kisha nënshkruar”, ka deklaruar Sanchez.

“Kaluan muajt dhe unë ndjeva të njëjtën gjë. Ne nuk ishim të bashkuar si ekip”.

Sanchez me transferimin tek Inter, synon të rikthej formën e tij të vjetër, që ka pasur tek Arsenal, Barcelona dhe Udinese.

LEXO EDHE:

Back to top button