Sanço barazon rekordin e Lionel Mesit në Ligën e Kampionëve

Xhedon Sanço u largua si dështim nga Mançester Junajtedi, ndërkohë që e gjeti vetën më së miri te Borusia e Dortmundit, duke u shndërruar në një yll te skuadra verdhezi.

Sanço ishte një nga më të mirët në fushë në duelin gjysmëfinal ndaj PSZH-së, teksa regjistroi 12 driblime të suksesshme.

Ai është futbollisti i parë anglez në rekordet e “OPTA”-s që plotëson kaq shumë driblime të sakta në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve.

Lojtari i fundit që ka regjistruar më shumë driblime në një përballje gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ka qenë Lionel Mesi në vitin 2008, ndaj Mançester Junajted.

LEXO EDHE:

Back to top button