Sanço, firmos me “Djajtë e Kuq” për 85 mln euro

Mançester Junajtedi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Xhadon Sanços nga Borussia Dortmundi.

Klubi anglez dhe ai gjerman u pajtuan për çmimin prej 85 milionë eurosh të transferimit, gjatë kohës sa Sancho ishte në “Euro 2020” me Anglinë. Megjithatë, tashmë pas disa ditësh është zyrtarizuar gjithçka dhe Sanço e ka veshur fanellën e “Djajve të Kuq.” Është vet klubi anglez që ka njoftuar me anë të rrjeteve sociale transferimin e Sanchos.

“Man. Junajtedi është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Xhadon Sanços, duke e mbajtur atë në klub deri në qershor 2026, me mundësi për një vit tjetër”, thuhet në njoftim.

Gjatë prezantimit të Sanços ishte edhe trajneri Ole Gunar Solskjaer. Ndryshe, 21-vjeçari ka shënuar 50 gola dhe 64 asistime në katër sezone me Dortmundin.

LEXO EDHE:

Back to top button