Sandalet e gomës me kopsa kanë pushtuar qendrat e modës botërore këtë verë
Sandalet e gomës me kopsa kanë pushtuar qendrat e modës botërore këtë verë
Sandalet e gomës për plazh që i mbathnim si fëmijë u bënë hit i modës
Në botë quhen jelly shoes sipas kompanisë me të njëjtin emër që Tony Alano dhe Nicolas Guillon themeluan në vitin 1980 në Paris, e cila i popullarizoi ato si një zgjedhje komode dhe e sigurt e këpucëve me të cilat mund të notosh edhe në det.
Sandalet jelly fillimisht ishin bërë prej plastike dhe gome në një larmi formash dhe ngjyrash. Materiali zakonisht ishte i mbushur me një shkëlqim vezullues.
Falë koleksionit veror të markës The Row për vitin 2024 dhe modelit Mara që motrat Olsen prezantuan në Paris në fund të vitit të kaluar – ato janë kthyer në modë.
E në të njëjtën kohë është e rëndësishme të thuhet se ato jo vetëm që mbathen në plazh, por janë bërë edhe yll i kombinimeve të shumta të stilit të rrugës.
Sandalet Mara ishin prodhuar në katër ngjyra: e bardhë, jargavan, blu dhe e kuqe dhe u shitën me një çmim prej 799 eurosh. Dhe po – ata u shitën në një kohë shumë të shkurtër.
Në koleksionin e saj i ka edhe fituesja e çmimit Oscar Jennifer Lawrence, e cila është adhuruese e madhe e sandaleve atipike, komode dhe të sheshta për verën.
Sandalet nostalgjike të plazhit janë ringjallur në koleksionet e prodhuesve të tjerë të njohur të këpucëve.
Disenjatorja greke Christina Martini, e cila qëndron pas markës Ancient Greek Sandals, ka eksperimentuar me pamjen dhe funksionin e tyre, të cilat mund të gjenden në koleksionet e markave më të përballueshme me çmime.
Sandalet e plazhit prej gome vishen në rrugët e kryeqyteteve të modës botërore.