Sanjoll: VAR nuk po përdoret mirë dhe në fund e paguajmë ne

Befasia më e këndshme e “Euro 2024”, kombwtarja e Gjeorgjisw, kaloi e para në epërsi, megjithatë nuk arriti t’i bëj ballë sulmeve të shpeshta të spanjollëve të cilët shpejt rikthyen gjithçka nën kontroll. Trajneri i Gjeorgjisë, Vili Sanjoll është ankuar pas ndeshjes, duke thënë se goli i parë i Spanjës i shënuar nga Rodri nuk duhej të pranohej.

Një gol që shkaktoi diskutime pasi topi kaloi pranë Moratës, i cili ishte në pozicion jashtë loje dhe mund të ndikonte në fushëpamjen e portierit Mamardashvili. Sistemi “VAR” ndërhyri dhe e kontrolloi këtë moment, teksa në fund u vendos që goli të pranohej. Pikërisht, ky episod nuk e lë të qetë trajnerin e Gjeorgjisë, Villy Sanjol, i cili pas eliminimit theksoi se goli i Rodrit duhej anuluar.

“Ishte një pozicion i qartë jashtë loje. VAR është një instrument i shkëlqyer, problemi është se nuk dinë ta përdorin siç duhet. Nuk e kuptoj përse goli i parë i Spanjës nuk u anulua për pozicion jashtë loje. Më këtë Evropian ka ndodhur që janë anuluar gola të ngjashëm, nuk më pëlqeu ajo që ndodhi. VAR nuk po përdoret mirë dhe në fund e paguajmë ne”, tha Sanjolli i acaruar.

LEXO EDHE:

Back to top button