Sanksionohen 448 shoferë në Shkup, 52 për vozitje të shpejtë

Gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit policia rrugore shqiptoi gjithsej 448 gjoba, prej të cilave 52 për tejkalim të shpejtësisë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 33 gjoba për parregullsi teknike të automjeteve dhe 43 gjoba për drejtim të makinës pa patent shofer.

Janë shqiptuar 67 dënime për parkim të parregullt ndërsa 63 makina janë marrë nga karrotreci. Janë sanksionuar 64 persona për mosmbajtje të maskës si dhe 23 këmbësorë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button