SASHK-Qeveria, negociata pa sukses

Gazetar: Melihate Rustemi 

Negociatat mes Qeverisë dhe Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës kanë përfunduar pa asnjë marrëveshje.  Kreu i SASHK-ut, Jakim Nedellkov tha se parë nga aspekti i Qeverisë periudha e kërkesave të Sindikatës bëhet në një moment të ndjeshëm për shkak të krizës që ka prekur gjithë botën. Pas dështimit të negociatave për rritjen e pagave në arsim dhe çerdhe, Nedellkov paralajmëroi nisjen e grevës së përgjithshme më 11 prill, shkruan Alsat.

“Ajo që është e rëndësishme për momentin është të kemi pozicion fillestar me rritje të pagave dhe më pas të vazhdojmë të negociojmë. Nuk bëhet fjalë për kërcënim ose shantazh, janë pritje dhe nevojë reale e anëtarëve tanë kështu që shumë pyetje mbeten të hapura dhe fatkeqësisht sot nuk arritëm ti përmbyllim. Fatkeqësisht, deri në këtë moment Qeveria nuk ofroi asnjë përqindje ose numër ose ndonjë ofertë tjetër për të cilën ne do mund të flasim. Për këtë shkak, Këshilli i SASHK-ut do të marr vendimin e duhur që të hymë në grevë të përgjithshme, pastaj do e shohim”, tha  Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut

Nga Qeveria ndërkohë theksuan se në takim me SASHK-un është konstatuar se duhet të vazhdojnë bisedimet për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme. Sindikata e Arsimit kërkon që rritja e pagave në arsim dhe çerdhe të reflektohet që në rrogën e marsit të paktën për 18 %, pa humbur asnjë muaj më tepër. Sipas SASHK-ut, nëse në çerdhe, rroga ka qenë rreth 25 mijë denarë rroga reale e marsit do të ishte rreth 30 mijë. Kjo shkallë do të aplikohej edhe në arsimin fillor dhe atë të mesëm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button