Sasho Klekovski emërohet drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me mandat katërvjeçar
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka emëruar Sasho Klekovskin si drejtor të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) me mandat të plotë katërvjeçar, duke konfirmuar angazhimin e tij të mëparshëm në periudhën si ushtrues detyre
“Me mandat të plotë dhe përgjegjësi edhe më të madhe në FSSH. Një nder i madh, përgjegjësi edhe më e madhe — por edhe njohje për punën e deritanishme në periudhën e ushtruesit të detyrës është vendimi i djeshëm i Qeverisë së Maqedonisë për të më emëruar si drejtor të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë (FSSH) me mandat katërvjeçar”, tha Klekovski në njoftimin e tij.
Ai gjithashtu përgëzoi Sedat Bislimin, zëvendësdrejtorin e sapoemëruar, anëtarin më të ri të ekipit menaxhues.
Klekovski nuk e la pa falënderonte Qeverinë, kryeministrin Hristijan Mickoski, ministrin e Shëndetësisë dhe Bordin e Drejtorëve të Fondit për besimin e tyre.
“Unë vazhdoj të punoj me përkushtim për përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor. Përpara nesh është një periudhë me shumë punë, një ritëm të fortë dhe reforma të dukshme. Me vizion, me një ekip dhe me përkushtim — ne ecim përpara”, shkroi Klekovski.









