" "
Armando Broja do të jetë pjesë e kombëtares së Shqipërisë për duelet kundër Anglisë dhe Andorrës, më 12 dhe 15 nëntor. Klubi i Sautemptonit ka konfirmuar këtë gjë në ditën e sotme, kur ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë me kombëtaret e tyre.
Edhe Broja bën pjesë në listë dhe klubi I Premierligës e ka vënë në qendër të vëmendjes pasi luan në “Uembli” kundër Anglisë. Sulmuesi nga Malësia e Madhe ishte në dyshim për shkak të një dëmtimi.
Duket ai ka marr ditë e gjelbër nga stafi mjekësor i klubit dhe trajneri Edi Reja mund ta llogaritë për dy ndeshjet e fundit të kualifikuesve të “Katar 2022”.








