Savevski: Masat e qeverisë – kovë me ujë në zjarr flakërues

Aktivisti i drejtësisë sociale, Zdravko Saveski, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat është shprehur i pakënaqur me masat e reja ekonomike të Qeverisë. Duke i krahasuar me pakon e mëparshme të masave, Savevski vlerësoi se pakoja e miratuar dje, siç thotë ai, pretendohet se kinse diçka po bëhet.

“Masat e qeverisë janë si të hedhësh kovë me ujë në zjarr që po përhapet rrezikshëm. Masat që u vendosën dje janë shumë të pakta, ato zbatohen vetëm për disa produkte dhe i referohen kufizimit të marzhës tregtare. Më parë, marzha tregtare ishte e vlefshme për më shumë produkte dhe kishte ulje të TVSH-së prej 0%. Pra, nuk bëhet fjalë për kthimin e masave, por për një veprim të caktuar se diçka po bëhet”, tha Savevski.

LEXO EDHE:

Back to top button