Scholz: Maqedoninë dhe Shqipërinë ne i duam anëtare të BE-së

Scholz: Maqedoninë dhe Shqipërinë ne i duam anëtare të BE-së

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se miratimi nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut për propozimin francez i hap rrugë mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave.

Scholz ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë vendin në Bashkimin Evropian.

“Përshëndes votimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne ju duam si anëtare të BE-së dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës”, ka thënë Scholz.

Propozimi francez u miratua sot në Kuvendin e Maqedonisë me gjithsej 68 vota Për.

LEXO EDHE:

Back to top button